Për të vizituar apo edhe qëndruar në një qytet antik si Vushtrria, ju duhet të të keni një makinë kompakte që hargjon më pak dhe udhëtoni më shumë.
Qëllimi i kompanisë tonë është të ju ofrojmë vendasve, mërgimtarëve dhe kushdo që e viziton Vushtrrinë të ndjehet rehat dhe i sigurt tek sa e përdor veturën me qera.
Andaj mos humbisni shumë kohë, ajo se çfarë ju duhet është të na kontaktoni dhe aplikoni për të marr atë se çfarë ju dëshironi.
Pse duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Vushtrri?
Ju duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Vushtrri nëse dëshironi të eleminoni problemet që sjellin transportet publike.
Ju mund të qaseni lehtë në qytet dhe kur të doni duke marr një veturëstandarde por edhe luksoze në Vushtrri.
Të gjitha llojet e veturave mund t’i shikoni online në webfaqen tonë dhe të shikoni se çfarë karakteristika kanë dhe cila ju përshtatet kërkeses suaj.
- Kur dhe ku mund t’a marr veturën me qera?
Veturën mund t’a merrni me qera tek pikat e Rent A Car RKS, gjatë orarit të rregullt të të punës.
Gjithashtu, ju mund t’a dorëzoni atë gjatë këtij orari.
Ju rekomandohet të e njoftoni kompaninë në fjalë më herët nëse dëshironi t’a shfrytëzoni më pak ose më shumë veturën me qera.
- Për sa kohë mund t’a marr veturën me qera?
Ju mund t’a merrni veturën me qera për aq kohë sa të keni nevojë. Ajo se çfarë ju ofrojme ne është plani maksimal dhe minimal.
Plani minimal përfshin 24 orë deri 48 orë.
Ndërsa plani maksimal përfshin 5 dite, 10 ditë, 14 ditë dhe 1 muaj.
Sa kushton çmimi i veturës me qera në Vushtrri?
Çmimi i veturës me qera në Vushtrri fillon nga 30€ e deri në 60€.
Diferenca qëndron tek lloji edhe marka e veturës, mosha e juaj, si dhe sa ditë do t’a shfrytëzoni këtë veturë.
Për t’a kuptuar në detaje, më poshtë gjeni tabelën me çmime:
Lloji i veturës me qera | Nëse jeni mbi moshën 20 vjec | Nëse jeni nën moshën 20 vjeç | Kohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera |
Polo 5 (Kerr Ekonomik) | 35€ | 30€ + taksë shtesë | 24 orë |
Polo 6 (Kerr Ekonomik) | 35€ | 35€ + takse shtese | 48 orë |
Citroen C5 (Kerr Standard) | 45€ | 45€ + taksë shtesë | 24 orë |
Golf 8 (Kerr Standard) | 50€ | 50€ + taksë shtesë | 48 orë |
Skoda Fabia | 55€ | 55€ + taksë shtesë | 24 orë |
Skoda Rapid | 60€ | 60€ + taksë shtesë | 48 orë |
Përveç kësaj kompania Rent A Car ju ofron edhe disa oferta gjatë vitit.
Nëse vendosni që të merrni kerrin me qera për 5 ditë, ju paguani vetëm 50€.
Por, nëse vendosni që të merrni kerrin me qera për 10 ditë atëherë ju paguani vetëm 100€.
Cilat janë llojet më të njohura dhe të kërkuara me qera në Vushtrri?
Një ndër llojet më të njohura dhe të kërkuara me qera në Vushtrri janë kerret ekonomike sikurse Polo 5, Polo 6, Smart Car, dhe Ford Fiesta.
Për shkak që rruget e Vushtrrisë janë lehtë të qasshme atëherë klientët zgjedhin një kerr ekonomik që nuk shpenzon shumë.
Ky lloj i veturës me qera është i projektuar për 4 vetë. Andaj nëse jeni duke udhëtuar me familjen apo edhe me shoqeri mund të jetë i përshtatshëm për ju.
Cilat vende mund t’i vizitoni në Vushtrri me kerr me qera?
Vushtrria është një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës dhe me plot kulturë andaj nëse merrni një kerr me qera ju do të mund të shikoni këto vende sipas dëshirës tuaj.
Duke filluar nga Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Hamami i Vushtrrisë, e Muzeu Historik Etnografik i Vushtrrisë që gjenden brenda qytetit e deri në periferi.
Me një makinë ekonomike apo standarde ju mund të vizitoni Urën e vjetër të Gurit dhe Kalanë e Vjetër.
Nërsa, përballë Urës së Gurit ju mund të qaseni lehtë edhe tek Pazari i këtij qyteti.
Pyetjet më të shpeshta rreth Rent A Car në Vushtrri
- Si shkon procesi i rezervimit të veturës me qera në Vushtrri?
Nëse dëshironi të bëni rezervimin e veturës me qera në Vushtrri atëherë ju duhet të aplikoni nëpërmjet numrit të telefonit, email adresës, apo edhe në pikat tona.
Procesi i aplikimit apo rezervimit të veturës me qera nuk zgjat më shumë se 10-15 minuta.
Pasi që aplikimi të kryhet, ju do të pranoni një email apo një mesazh për t’a konfirmuar aplikimin tuaj.
E njëjta procedurë vlenë edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të marrin një veturë me qera në Vushtrri.
- Çfarë duhet të kem parasysh kur të marr një kerr me qera në Vushtrri?
Kur të merrni një kerr me qera në Vushtrri ju duhet të keni parasysh që të keni mjetin e identifikimit si dhe patentë shoferin valid.
Gjithashtu, ju duhet të informoheni më shumë rreth rrugëve dhe shenjave të komunikacionit në këtë qytet që të shmangni problemet e ndryshme që mund të t’a dëmtojnë veturën me qera.
- A duhet të kem sigurim personal për veturën me qera apo kompania ofron sigurim Full-Kasko?
Sigurimi personal nuk ju duhet sepse kompania ofron sigurim Full-Kasko.
Nëse vetura dëmtohet nga:
- Zjarri apo fatkeqësi natyrore;
- Pala e tretë;
- Nëse vetura dëmtohet në parking;
- Nëse vetures i vjedhet ndonjë pjesë apo vjedhet në tërësi;
Ju duhet t’a keni parasysh që nëse vetura me qera ekzaminohet dhe vërtetohet që është dëmtuar me qëllim nga ju atëherë dëmi paguhet nga ju.
- A e aplikon Rent A Car RKS në Vushtrri rregullin për kilometrazh të caktuar?
Jo, kompania Rent A Car RKS në Vushtrri nuk e aplikon rregullin për kilometrazh të caktuar.
Ju mund të kaloni kilometrazhin dhe nuk do të paguani asgjë shtesë.
- Çfarë ndodh nëse nuk e kthej veturën me qera me kohë?
Nëse nuk e ktheni veturën me qera me kohë, ju duhet të paguani ekstra për çdo orë që e keni shfrytëzuar më tepër.