Nuk ju duhet që të posedoni një veturë tuajën që t’a eksploroni Suharekën.
Për vetëm 35€ për një ditë, ju mund t’a vizitoni familjen, shoqërinë apo edhe vendet turistike të kësaj komune.
Me një histori të pasur, në këtë qytet gjinden shumë monumente dhe relikte që ju mund t’i vizitoni me një kerr ekonomik.
Andaj, një super ofertë sikurse kjo mos e humbisni, na kontaktoni!
Pse duhet të merrni një kerr me qera tek Rent A Car RKS në Suharekë?
Duke e marr një kerr me qera tek Rent A Car RKS në Suharekë, ju do të mund të eksploroni vende të reja të kësaj komune.
Këto vende që nuk mund të arrihen me transport publik dhe gjithashtu orari i transportit publik mund të bjen ndesh me kërkesat e juaja.
Gjithashtu, nëse jeni duke udhëtuar me familje, shoqëri apo edhe vetëm, duke e marr një kerr me qera, ju do të keni hapësirën tuaj.
Për më tepër, ju nuk do të keni nevojë që të brengoseni për bagazhin tuaj që t’a transferoni prej një transporti publik në tjetrin apo prej një vend tek tjetri.
Sa është çmimi i Rent A Car në Suharekë?
Çmimi i Rent A Car në Suharekë është nga 35€ e deri në 60€.
Ajo se çfarë e ul apo ngrit çmimin është lloji i veturës, madhësia e veturës si dhe sa gjatë e shfrytëzoni këtë veturë.
Ekziston edhe një detaj i vogël por që ka peshë të madhe tek ndryshimi i çmimit të veturë me qera, e ajo është mosha juaj.
Të gjithë ata të cilët ata që janë nën moshën 20 vjeç duhet të paguajnë një shumë shtesë kur të marrin një kerr me qera.
Lloji dhe marka e veturës | Madhësia e veturës | Kohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera | Çmimi |
Ford Focus (Kerr Ekonomik) | (Mesatar) | 24 orë | 35€ |
Fiat 500 (Kerr Ekonomik) | ( I vogël/kompakt)
| 48 orë | 45€ |
Volkswagen Jetta (Kerr Standard) | (Mesatar) | 24 orë | 50€ |
Nissan Altima (Kerr Standard) | (Mesatar) | 48 orë | 55€ |
Range Rover (Kerr Luksoz) | (I vogël/kompakt) | 24 orë | 60€ |
Por, mos u dëshpëroni sepse kompania Rent A Car RKS mendon për të gjitha moshat.
- Edhe pse jeni 20 vjeç, ju mund t’a merrni veturën me qera për 48 orë vetëm për 50€.
- Nëse dëshironi t’a merrni veturën me qera, më gjatë, rreth 5 ditë, atëherë ju paguani 100€.
Çfarë vende mund t’i vizitoj me Rent A Car në Suharekë?
Me Rent A Car RKS, ju mund të vizitoni brendësinë e këtij qyteti.
Kjo komunë është e njohur për objektet fetare që kanë ndikim në historinë e Suharekës.
Disa nga këto objekte janë Xhamia e Peqanit apo Xhamia e Gjinocit. Gjithashtu disa nga objektet e tjera fetare janë të rrënuara.
Andaj nëse ju intereson që të mësoni më shumë rreth historisë së Suharekës dhe t’i vizitoni këto pjesë, ju mund të përdorni një Ford Fokus sepse nuk ju nevojitet ndonjë veturë më e madhe.
Gjtihsesi, kjo varet nga kërkesat dhe dëshirat e juaja. Por, në përgjithësi kerret ekonomike kanë çmim më të lirë dhe janë më të lehtë për t’u përdorur.
Pyetjet më të shpeshta rreth Rent A Car Suharekë?
- Si shkon procesi për të marr një veturë me qera në Suharekë?
Nëse keni vendosur për të marr një veturë me qera në Suharekë, ju duhet:
- Të na telefononi në numrat tanë kontaktues;
- Në emailin tonë;
- Apo edhe të na vizitoni tek pikat tona;
Aplikimi është shumë i thjeshtë sepse nuk zgjatë më shumë se 20 minuta.
- A mund të marr një veturë me qera në Suharekë edhe pse jam 18 vjeç?
Jo, me shumë keqardhje, ju nuk mund të merrni një veturë me qera në Suharekë si një 18 vjeçarë.
Rregullat që ndjeken nga çdo kompani tjetër sikurse Rent A Car RKS, janë që vetura mund të merret me qera vetëm nëse je 20 vjeçar.
Kjo për shkak që 18 vjeçarët konsiderohen të kenë më pak eksperiencë në vozitje.
- Çfarë shërbime të tjera ofron kompania Rent A Car RKS në Suharekë nëse e marr një veturë me qera?
Kompania Rent A Car RKS ka menduar që të ju bëj këtë udhëtim më të lehtë për ju dhe familjen tuaj.
Andaj këto janë shërbimet shtesë qe ju ofrojnë:
- Shofer Shtesë- 2€ për një ditë;
- Ndenjëse për fëmijë- 5€ për shfrytëzim një ditor;
- Kartoni i gjelbër 1- 35€ për shfrytëzim një herë;
- Kartoni i gjelbër 2- 60€ për shfrytëzim një herë;
- Pjesa ekstra e sigurimit- 15€ për një ditë;
- Pjesa ekstra e sigurimit 10%- 5€ për një ditë;
- Si mund t’a anuloj kërkesën për të marr një veturë me qera?
Procedura për për t’a anuluar kërkesën për të marr një veturë me qera në Suharekë është e thjeshtë edhe nuk duhet të paguani asgjë për t’a anuluar atë.
Ju duhet vetëm të kontaktoni Rent A Car RKS dhe t’ju komunikoni ndryshimet e juaja së paku 24 orë përpara pranimit ose dorëzimit të veturës me qera.
- A duhet të paguaj gjithsesi depozitë për të marr një veturë me qera në Suharekë?
Jo ju nuk duhet të paguani gjithsesi depozitë për të marr një veturë me qera nëg Suharekë.
Ju paguani depozitë 20% vetëm nëse vendosni që të merrni veturën me qera më shumë se 5 ditë.