Rent a car në Prizren vetëm 25€ për një ditë

Nëse dëshironi të udhëtoni rehat, shpejtë dhe t’a shijoni bukurinë e qytetit të Prizrenit atëherë ju mund të zgjedhni kompaninë Rent A Car RKS.

Pasi që qyteti është lehtë i qasshëm, një veturë ekonomike mund të ju bëj punën më të lehtë të vizitoni vendet sikurse Shadërvanin (Qendra) apo Hamamin e Gazi Mehmet Pashës.

Ajo se çfarë duhet të bëni është të aplikoni tek Rent A Car RKS dhe vetem brenda 24 ore mund të merrni veturën me qera që t’a shijoni këtë qytet.

Përse duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Prizren?

Ju duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Prizren për të eksploruar më shpejtë te gjithë qytetin e Prizrenit.

Për të përjetuar magjinë e këtij qyteti dhe për të vizituar rrethinë e këtij qyteti mund të ju kushtoj më shumë nëse zgjedhni llojet e transporteve të tjera.

Ju mund të udhëtoni me taksi apo me autobus por kjo do të ju kushtoj më shumë dhe ju nuk mund të arrini destinaionin e duhur.

Autobusi ka ndalesat e caktuara që ju merr kohë më tepër për të arritur tek desitancioni i duhur. Ndërsa nëse vetëm vendosni që të udhëtoni me taksi nëpër qytet dhe rrethinë do të ju kushtoj më shumë se 30€.

Sa kushton çmimi i veturës me qera në Prizren?

Të marrësh veturën me qera në Prizren kushton nga 25€ deri ne 80€.

Shuma të cilën duhet t’a paguash varet nga lloji i veturës me qera që zgjedh, sa vjeç jeni, dhe për sa kohë dëshironi të merrni veturën me qera.

Nese zgjedhni kerr ekonomik me qera atëherë çmimi është më i ulët nga 30€ e më lartë.

Pro, nëse ju duhet kerr standard per më shumë persona dhe bagazh atëherë çmimi është më i lartë, nga  45€ deri në 80€.

Lloji dhe marka e veturësMadhësia e veturësKohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera  Çmimi
Golf 6 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë25€
Golf 7 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë30€
Ford Focus (Veturë Ekonomike)(Mesatar)24 orë40€
Fiat 500 (Veturë Ekonomike)( I vogël/kompakt)

 

48 orë              50€
Volkswagen Jetta (Veturë Standarde)
(Mesatar)
24 orë60€
Nissan Altima (Veturë Standarde)(Mesatar)48 orë70€
Range Rover (Veturë Luksoze)(I vogël/kompakt)24 orë80€
  • Nëse keni vendosur për të kalur rreth 48 orë në qytetin e Prizrenit atëherë ju mund të kaloni kohë të bukur duke marrë veturën me qera vetëm për 50€.
  • Por nëse ju duhet të merrni veturën pë 5 deri në 7 ditë  atëherë ju paguani 100€.
  • Ju nuk duhet të brengoseni nëse e kaloni kilometrazhin sepse nuk duhet të paguani dicka shtesë.

Pse duhet të merrni një veturë me qera në Prizren?

Ju duhet të merrni një veturë me qera në Prizren për shkak që do të paguani më pak dhe do të mund të vizitoni me shume vende në kohë më të shkurtër.

Gjithshtu, duhet të përmendet që autobusët ndërlokal në Prizren nuk janë të shpeshtë dhe duhet të prisni një kohë të gjatë në stacionet përkatëse.

Ndersa, nëse merrni një veturë me qera në Prizren, ju mund të shikoni Kalanë e Prizrenit, Malet e Sharrit, Urën e Gurit apo Ujëvarën e Mirushës brenda një dite.

Përveç kësaj nga Prizreni mund të kaloni shumë lehtë edhe kufirin për të eksploruar vendet në Shqipëri sikurse Morinën, Tiranën e Kukësin.

Pyetjet më të shpeshta rreth Rent a Car në Prizren

  1. Cilat janë hapat që duhet ndjekur për të marr një veturë me qera në Prizren?

Për të marrë një veturë me qera në Prizren ju duhet të na kontaktoni në telefon, email apo edhe të vizitoni zyret e Rent A Car RKS.

Dokumentet të cilat ju kërkohen për të marrë një kerr me qera në Prizren janë:

  • Nese jeni shtetas i Kosoves atëherë ju duhet të keni lejen e njoftimit si dhe patentën e shoferit e cila duhet të jetë valide.
  • Nëse jeni shtetas i huaj atëherë ju duhet të keni dokumentin identifikues, patentën e shoferit valid, si dhe të jeni 20 vjeç.
  1. Cilat kërkesa duhet t’i plotësosh për të marrë një veturë me qera në Prizren?

Ju mund t’a merrni një veturë me qera edhe nëse jeni 18 vjeç por kjo varret nga rregullat a kompanisë.

Disa kompani nuk e ofrojnë këtë mundësi pasi që duhet më shumë eksperiencë në të vozitur për të marrë me qera një kerr në Prizren.

  • Nese jeni 20 vjeç  atëherë pa problem mund të merrni veturën me qera në Prizren.
  • Nëse dëshironi për të marrë veturë luksoze me qera në Prizren dhe jeni nën 25 vjec atëherë ju duhet të paguani 20€ shtesë.
  1. A mund të marr me qera nje kerr në Prizren për një muaj apo më shumë?

Po mund të marrësh një kerr me qera në Prizren për një muaj apo më shumë.

Ju duhet vetëm të bisedoni me kompaninë përkatëse që të krijoni një marrëveshje dhe të diskutoni çmimin final.

  1. A duhet të marr me qera një kerr luksoz në Prizren?

Rrugët e Prizrenit janë lehtë të qasshme dhe për shkak të strukturës së qytetit vetura ekonomike është më e përshtatshme.

Rrugët e Prizrenit janë më të ngushta dhe të shtruara me kalldrrëm, që nëse udhëton me veturë ekonomike e keni më të lehtë për t’i menaxhuar këto rrugë.

  1. A është vetura me qera Full Kasko?

Po vetura është e siguruar me Full Kasko nga kompania Rent A Car RKS. Ky lloj i sigurimit i mbulon këto dëme:

  • Nëse dëmtohet kerri në rast zjarri.
  • Nëse dëmtohet kerri nga fatkeqësitë natyrore.
  • Nëse dëmtohet kerri në parking apo në rast aksidenti.
  • Nëse vjedhet kerri apo ndonjë pjesë e kerrit.

Vlenë të ceket që kompania nuk i mbulon shpenzimet për dëme nëse e vërteton që ato janë shkaktuar me qëllim nga ju.

  1. Çfarë ndodh nëse e anuloj shërbimin dhe si duhet t’a anuloj atë?

Nëse keni vendosur për të anuluar shërbimin atëherë ju duhet të njoftoni Rent A Car RKS së paku 24 orë përpara pranimit të veturës me qera.

  • Ju nuk duhet të paguani ndonjë shumë tjetër për t’a anuluar shërbimin.
  • Nëse keni paguar depozit atëherë ju do t’a pranoni shumën 24 orë pasi që e keni keni anuluar marrjen e kerrit me qera.
  • Nëse dëshironi të merrni veturën me qera për një kohë më të gjatë atëherë duhet t’a njoftoni kompaninë në fjali menjeherë, së paku 30 minuta pas kohës së rregullt.
  1. Çfarë duhet të shmang kur të marr një kerr me qera në Prizren?

Kur të merrni një kerr me qera në Prizren, ju duhet të shmangni rrugët me kalldrëm ose rrugët që janë duke u ndërtuar për të mos dëmtuar makinën.

Për të marrë më tepër informacione rreth rrugëve apo vendeve që duhet shmangur në faqën zyrtare të komunës së Prizrenit.

  1. Nëse nuk e kthej veturën me qera me kohë, çfarë ndodh se si duhet të veproj?

Nëse nuk e ktheni kerrin me qera në kohë atëherë ju duhet të paguani ekstra per sa orë më tepër e keni mbajtur kerrin.

Nëse kalojnë 7 orë dhe nuk njoftohemi atëhere ju duhet te paguani 20€ shtesë.

  1. Cila është rregullorja për sa i përket karburantit të veturës me qera?

Kompania Rent A Car RKS nuk ju faturon për kilometrazh por sipas rregullores së kompanisë, ju duhet t’a riktheni veturën me karburant të mbushur ashtu sië e keni pranuar.

  1. A mund të kontaktoj me shërbimin për klient 24/7?

Po, ju mund të kontaktoni tek faqja jonë, ku agjentët tanë ju përgjigjen pyetjeve tuaja.

  1. A duhet të keni gjithsesi Kredit Kartele për të marrë një kerr me qera në Prizren?

Po, ju duhet të keni një kredit kartelë valide për të marrë një kerr me qera në Prizren.

Sigurohuni në bankën ku jeni klient që kartela e juaj është kredit dhe jo debit kartelë dhe është e vlefshme.

  1. A duhet të paguaj depozitë nëse e marrë veturën me qera në Prizren?

Nëse e merrni veturën me qera në Prizren, ju duhet të paguani depozitë vetëm në momentin që ju vendosni për t’a shfrytëzuar veturën për 5 ditë. Ju duhet të paguani 20% depozitë.

sqAlbanian
Nuk ka asnjë klasë të zgjedhur të makinave në zyrën aktuale. Ju lutemi zgjidhni një klasë tjetër!