Rent a Car në Prishtinë vetëm 35€/Dita

Rezervo Veturen Online Rent a Car Prishtina
Call
38349657665

Zgjedhni kompaninë Rent A Car RKS për një udhëtim të rehatshëm dhe me çmim të volitshëm.

Të gjithë ata të cilët po vizitojnë Prishtinën me buxhet të caktuar, kanë probleme me veturë, apo nuk e posedojnë një të tillë,kompania  Rent A Car RKS  ju ofron zgjidhjen më të shpejtë dhe të lirë.

Udhëto në rehati me vetura të ndryshme sikurse Citroen C-Elysee, Ford Focus apo Golf 7. Paguaj vetëm 30€-100€ në bazë të veturës që zgjedhni.

Përse duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Prishtinë?

Nëse dëshironi të shpenzoni më pak dhe të vizitoni sa më shumë vende në Prishtinë atëherë ju duhet të merrni veturën me qera tek  Rent A Car RKS.

  1. Për sa kohë e kemi të lirë ne kerrin?

Ne e kemi kerrin të lire një dite pasi që klienti e dorëzon. Duhet 24 orë për pastrim dhe rregullim të kerrit përpara se të dorëzohet tek klienti i rradhes.

  1. Për sa kohë ju mundeni t’a shfrytëzoni veturën?

Për t’a shfrytezuar veturën, ne ju ofrojmë dy plane të ndryshme: Plani minimal dhe maximum.

Nëse vendosni për planin minimal dhe dëshironi t’a vizitoni apo të qëndroni në Prishtinë për një ditë atëherë veturën mund t’a shfrytezoni për 24 orë.

Nëse jetoni në Prishtinë apo edhe keni vendosur të qëndroni në Prishtië më gjatë, ju mund t’a merrni veturën me qera deri në 30 ditë.

  1. Cilat shërbime shtesë ju ofrojmë?

Ne ju ofrojmë edhe shërbime shtesë sikurse:

  • Shofer Shtesë- 2€ për një ditë
  • Ndenjëse për fëmijë- 5€ për shfrytëzim një ditor
  • Kartoni i gjelbër 1- 35€ për shfrytëzim një herë
  • Kartoni i gjelbër 2- 60€ për shfrytëzim një herë
  • Pjesa ekstra e sigurimit- 15€ për një ditë
  • Pjesa ekstra e sigurimit 10%- 5€ për një ditë
  1. Kur dhe ku mund t’a merrni dhe doëzoni  kerrin me qera?

Ju mund t’a merrni kerrin me qera tek pikat kryesore të  Rent A Car RKS  në Prishtinë dhe mund ta dorëzoni aty.

Mund t’a merrni atë gjatë orarit të punës.

Sa jan cmimet rent a car në Prishtinë?

Çmimet e veturave me qera në Prishtinë kushtojn nga 30€ deri në 80€.

Çmimet janë të bazuara tek mosha e juaj, lloji i veturës, dhe sa ditë dëshironi t’a shfrytëzoni veturën.

  1. Nëse dëshironi të merrni me qera një kerr ekonomik sikurse Polo 5 për 24 orë, dhe jeni mbi 20 vjeç atëherë ju duhet të paguani rreth 30€.

Një kerr me qera ekonomik sikurse Polo 5 është i lehtë për t’u vozitur, i përshtatshëm për udhëtim në qytet, për 4 persona.

  1. Nëse merrni me qera kerr standard sikurse Citroen C5, jeni mbi 20 vjeç dhe ju duhet vetëm për një ditë atëherë ju duhet të paguani rreth 45€.
Lloji dhe marka e veturësMadhësia e veturësKohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera  Çmimi
Golf 6 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë30€
Golf 7 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë30€
Ford Focus (Veturë Ekonomike)(Mesatar)24 orë40€
Fiat 500 (Veturë Ekonomike)( I vogël/kompakt)

 

48 orë              50€
Volkswagen Jetta (Veturë Standarde)
(Mesatar)
24 orë60€
Nissan Altima (Veturë Standarde)(Mesatar)48 orë70€
Range Rover (Veturë Luksoze)(I vogël/kompakt)24 orë80€
  • Nëse e shfrytëzoni kerrin për 48 orë atëherë ju paguani 50€.
  • Nëse e shfrytëzoni kerrin per 5-7 ditë atëherë ju paguani 100€.
  • Ju nuk duhet të paguani ekstra për kilometrazh sepse kilometrazhi nuk është i caktuar.

Pse duhet të merrni një veturë me qera në Prishtinë?

Ju duhet të merrni një veturë me qera në Prishtinë sepse hargjoni më pak dhe keni rehati më të madhe.

Ju mund të i qaseni qytetit më lehtë me veturë, ku mund te vizitoni parkun e Germisë, NewBorn, Muzeun Etnografik e kështu me radhë.

Nëse me taxi apo me autobus nderlokal i vizitoni këto vende për 4 orë, me veturë me qera mund t’a bëni atë për më pak se një orë.

Pyetjet më të shpeshta rreth Rent a Car në Prishtinë

  1. Çfarë hapa duhet të ndjek për të rezervuar një veturë me qera në Prishtinë?

Ju mund të merrni një veturë me qera në Prishtinë duke na telefonuar neve në këtë numër …. Apo duke na shkruar ne kete email.

Procedura e rezervimit zgjat rreth 5-10 minuta. Pasi që t’a rezervoni ju pranoni një email me konfirmim.

  • Nëse jeni shtetas i Kosovës atëherë ju duhet të keni dokumentin identifikues si dhe patentën e shoferit valid.
  • Nëse jeni shtetas i huaj atëherë ju duhet të keni dokumentin tuaj identifikues, patentën e shoferit valid, si dhe ju duhet të jeni mbi 20 vjeç.
  • Ju duhet të paguani depozitë 20% të çmimit të veturës me qera nëse e shfrytëzoni atë për 5 ditë.
  1. Cilat janë kërkesat për të marrë një veturë me qera në Prishtinë?

Për të marre një veturë me qera në Prishtinë, ju duhet te jeni 20 vjec dhe te keni patentë valide.

Për të marrë një veturë me qera që kanë çmim më të lartë duhet të jeni mbi 25 vjec.

Nëse jeni nën moshën 20 atëherë ju duhet të paguani shtesë një shumë prej 20€ + çmimi i vetures me qera të cilën e merrni.

  1. A është vetura me qera full Kasko?

Po vetura me qera është e siguruar me Full Kasko, ku  Rent A Car RKS i mbulon të gjitha shpenzimet në rast se:

  • Vetura dëmtohet në parking.
  • Gjatë shpërthimeve të zjarrit.
  • Fatkeqësitë natyrore.
  • Dëmtimeve aksidentale.
  • Vjedhjes së veturës apo ndonjë pjese të veturës.

Nëse vërtetohet që klienti e ka dëmtuar veturën me qëllim atëherë ai/ajo është i detyruar të mbuloj 10% të dëmtimeve.

  1. Cila është procedura e anulimit të shërbimit?

Nëse dëshironi t’a anuloni shërbimin atëherë ju duhet të telefononi apo të dërgoni email së paku 24 orë para anulimit.

  • Nëse keni paguar depozitë atëherë ju i merrni paratë brenda 24 orë pas anulimit të shërbimit.

           Ju nuk duhet të paguani asgjë nëse e anuloni shërbimin.

  • Nëse dëshironi t’a zgjatni ohën e marrjes së veturës me qera atëherë ju duhet të telefononi menjëherë që të vazhdojmë me procedurat.

           Ju duhet të na njoftoni së paku 30 minuta pasi që koha e rregullt ka kaluar.

  •  Nëse nuk njoftohemi me kohë ju duhet të paguani shtesë. Nëse kalojnë 7 orë dhe nuk njoftohemi atëhere ju duhet te paguani 20€ shtesë
  1. Cili është lloji i veturës më i përshtatshëm për udhëtim në Prishtinë?

Vetura me e pershtatshme per udhetim ne Prishtine eshte Polo per shkak shpenzimeve me te vogla.

  1. Si mund të kontaktoj me shërbimin për klient për të marr një kerr me qera në Prishtinë?

Për të marrë një veture me qera në Prishtinë, ju mund të kontaktoni me shërbimin për klientë në website, në email apo nëpërmjet telefonit.

  1. Kur është koha më e mirë për të marr një kerr me qera në Prishtinë?

Koha me e mire per te marre nje kerr me qera ne Prishtinë është gjatë muajit Nëntor sepse çmimet janë më të ulta.

Ndersa, gjate muajit Qershor dhe Korrik çmimet jane më të larta për shkak të sezonës turistike.

  1. Pse nuk mundem të marr veturën me qera në Prishtinë nëse jam 18 vjeç?

Secila prej kompanive te Rent A Car i kane rregulloret e tyre. Po rregulli gjeneral nuk i lejon 18 vjeçarët të marrin veturën me qera për shkak të mos eksperiencës në vozitje.

  1. Çfarë ndodh nëse nuk e kthej kerrin me qera me kohë?

Nëse nuk e ktheni kerrin me qera në kohë atëhere ju duhet të paguani ekstra për sa orë më tepër e keni mbajtur kerrin.

  1. Ku mund të gjej informacione rreth veturës që dua të marr me qera?

Në faqen tonë mund të informoheni online më në detaje rreth karakteristikave të një veture.

  1. Nëse nuk mundem unë a mundet dikush tjetër nga shoqëria apo familja t’a kthej veturën me qera?

Veturën me qera mund t’a kthej çdokush qe është pjese e marrëveshjes ndërmjet ju dhe kompanise në fjalë.

Nëse ai person nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje atëherë, ju duhet të kontaktoni me kompaninë për sqarime shtesë.

Pick Up

Vendi për të marrë makinën*

Data/ora e marrjes*

Kthimi

Vendi për të lëshuar makinën*

Data/ora e lëshimit*

sqAlbanian
Nuk ka asnjë klasë të zgjedhur të makinave në zyrën aktuale. Ju lutemi zgjidhni një klasë tjetër!