Rent A Car në Lipjan dhe paguaj vetëm 35€ për një ditë

Nëse po kërkoni rehati dhe çmime të volitshme për t’a vizituar Lipjanin atëherë destinacioni i juaj do të jetë Rent A Car RKS.

Ju do të keni mundësi të zgjedhni kerr ekonomik, standard apo luksoz për t’a vizituar Lipjanin bazuar ne buxhetin tuaj.

Atëherë mos humbisni shumë kohë dhe aplikoni për t’a marr veturën dhe të filloni aventurë tuaj në këtë qytet.

Pse duhet të marrësh një kerr me qera tek Rent A Car RKS në Lipjan?

Ju duhet të merrni një kerr me qera tek Rent  A Car RKS në Lipjan nëse dëshironi të eksploroni këtë vend sipas deshirave dhe mundësive të juaja.

Nëse jeni mërgimtar apo edhe vendas, ju mund të ju qaseni atraksioneve turistike të këtij qyteti më lehtë nëse keni veturën tuaj me qera.

Ju mund të merrni me qera çfarëdo veture që ju përshtatet kërkesave tuaja. 

Duke filluar nga buxheti juaj i caktuar, sa persona do të shfrytëzojnë këtë makinë e deri tek vendet që ju do t’i vizitoni.

Si mund ta marr me qera një kerr të lirë në Lipjan?

Për të marr një kerr të lirë me qera në Lipjan nuk mund të konsniderohet si sfidë sepse kompania Rent A Car RKS ju ofron disa mundësi.

  1. Nëse e rezervoni kerrin me qera më herët atëherë ju do të përfitoni një zbritje të caktuar.
  2. Gjithashtu, nëse dëshironi të merrni një kerr të lirë me qera atëherë ju duhet të jeni mbi 20 vjeç dhe të merrni një kerr ekonomik.

Në përgjithësi kerret ekonomike me qera kushtojnë më lirë, ndërsa nëse jeni mbi 20 vjeç ju nuk paguani asgjë shtesë.

  1. Kërko nëse në atë periudhë kompania ofron zbritje të momentin apo zbritje sezonale.

Gjatë gjithë kohë kompania ofron oferta të ndryshme andaj ju mund të informoheni për më shumë në webfaqe, nëpërmjet telefonit apo edhe tek pika e Rent A Car RKS.

Çfarë lloje të veturave mund të marr me qera në Lipjan?

Kompania Rent A Car RKS ofron lloje të ndryshme të veturave duke filluar nga ato më të thjeshta edhe ekonomike e deri tek veturat luksoze.

Me veturën ekonomike me qera, ju mund të udhëtoni lirshëm brenda në qytet.

Por, nëse dëshironi të vizitoni rrethinën dhe bukurite e Lipjanit atëherë ju mund të përdorni edhe veturat standarde sikurse SUV.

Një makinë sportive dhe lehtë për t’u përdor për aktivitetet e juaja në natyrë.

Tani ju mund të jeni duke menduar çfarë nëse jemi një grup i madh i njerëzve që dëshirojmë të marrim një veturë me qera.

Mos u shqetësoni sepse kompani në fjalë ju ofron vetura sikurse Minivan me çmim të arsyeshëm për t’a shijuar këtë qytet me shoqëri të mirë.

Sa kushton çmimi i veturës me qera në Lipjan?

Të marrësh veturën me qera tek Rent A Car RKS në Lipjan kushton nga 35 deri në 80€.

Ndryshimi në çmim bazohet tek lloji dhe marka e veturës, mosha e juaj, si dhe periudha se sa do t’a shfrytëzoni kerrin me qera.

Nëse jeni nën moshën 20 vjeç atëherë ju duhet të paguani tarifën e veturës me qera si dhe taksë shtesë.

Por, nëse jeni jeni mbi 20 vjeç atëherë nuk ka nevoj të paguani diçka shtesë.

Lloji dhe marka e veturësMadhësia e veturësKohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera  Çmimi
Golf 6 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë35€
Golf 7 (Veturë ekonomike)(I vogël/kompakt)24 orë45€
Ford Focus (Veturë Ekonomike)(Mesatar)24 orë50€
Fiat 500 (Veturë Ekonomike)

( I vogël/kompakt)

 

48 orë              50€
Volkswagen Jetta (Veturë Standarde)
(Mesatar)
24 orë60€
Nissan Altima (Veturë Standarde)(Mesatar)48 orë70€
Range Rover (Veturë Luksoze)(I vogël/kompakt)24 orë80€

Nëse keni vendosur të merrni veturë me qera për një kohë më të gjatë se 24 orë atëherë kompania Rent A Car RKS ka menduar për juve.

  • Nëse e merrni veturën me qera për 48 orë atëherë ju duhet të paguani vetëm 50€.
  • Ndërsa, në keni vendosur për ta marr veturën me qera për 5 deri në 7 ditë ju duhet të paguani vetëm 100€.

Cilat vende mund t’i vizitoj në Lipjan me kerr me qera?

Nëse merrni kerr me qera në Lipjan, ju mund të vizitoni shumë venda sikurse brenda qytetit ashtu edhe jashtë.

Disa nga vendet që mund t’i vizitoni me veturë me qera në Lipjan janë monumentet historike që gjenden në këtë qytet e deri tek shpella e Gadimes.

Ky qytet ofron edhe shumë shtigje për ecje në periferi që mund t’i frekuentoni me ndihmën e veturës me qera.

Pyetjet më të shpeshta rreth marrjes së makinës me qera në Lipjan

  1. Cili është rregulli kryesor që duhet ndjekur për të marr një veturë me qera në Lipjan?

Për të marr një veturë me qera në Lipjan ju duhet të jeni 20 vjeç, të keni mjetin e identifikimit si dhe patentë shoferi valid.

  1. Si shkon procedura e aplikimit për të marr një veturë me qera në Lipjan?

Për të marr një veturë me qera në Lipjan, ju duhet të aplikoni nëpërmjet numrit të telefonit, këtij website, apo edhe të paraqiteni fizikisht tek pikat tona.

Aplikimi nuk zgjat më shumë se 15-20 minuta. Në momentin që ju e konfirmoni aplikimin atëherë ju pranoni në mesazh në telefon apo një email për t’a konfirmuar aplikimin tuaj.

Pastaj makinën do t’a keni gati për 24 orë.

  1. A duhet të paguaj diçka shtesë për të marr një kerr me qera në Lipjan?

Ju nuk duhet të paguani taksë shtesë për të marr një kerr me qera në Lipjan, përjashtim në këtë kategori bëjnë ata të cilët janë 18 vjeç.

  1. Nëse dëshiroj t’a anuloj shërbimi si mund t’a bëj atë?

Nëse dëshironi t’a anuloni shërbimin dhe mos t’a merrni makinën me qera atëherë ju duhet t’a anuloni atë duke vizituar pikën e Rent A Car RKS, nëpërmjet emailit apo duke na telefonuar.

Sipas rregullave të kompanisë ju duhet të njoftoni së paku 24 orë para marrjes së makinës me qera për anulimin e këtij shërbimi.

Anulimi i shërbimit është falas, ju nuk duhet të paguani asgjë.

  1. Cilat shërbime shtesë ofrohen për veturën me qera në Lipjan?

Për veturën me qera në Lipjan, kompania Rent A Car RKS ofron disa shërbime shtesë të ndryshme që do t’a bëjnë këtë udhëtim më të këndshëm për ju.

Këto shërbime janë:

  • Shofer Shtesë- 2€ për një ditë;
  • Ndenjëse për fëmijë- 5€ për shfrytëzim një ditor;
  • Kartoni i gjelbër 1- 35€ për shfrytëzim një herë;
  • Kartoni i gjelbër 2- 60€ për shfrytëzim një herë;
  • Pjesa ekstra e sigurimit- 15€ për një ditë;
  • Pjesa ekstra e sigurimit 10%- 5€ për një ditë;
  1. A mundet një shtetas i  huaj të marr një veturë me qera në Lipjan?

Po, një shtetas i huaj mund t’a marr një veturë me qera në Lipjan.

Ajo se çfarë i nevojitet shtetasit të huaj për t’a marr një veturë me qera në Lipjan është:

  • Një mjet i identifikimit (Pasaporta apo Letërnjoftimi).
  • Patenta e shoferit valide.
  • Nëse ka edhe ndonjë sigurim shtesë për makinë që mund t’i hyj në punë në Kosovë.
  1. Kur dhe ku mund t’a marr dhe dorëzoj kerrin me qera në Lipjan?

Ju mund t’a merrni dhe dorëzoni kerrin me qera në Lipjan tek pikat e Rent A Car RKS.

Ju mund t’a kryeni këtë shërbim gjatë orarit të rregullt të punës.

  1. A është vetura me qera e siguruar Full-Kasko?

Po, vetura me qera është e siguruar me Full-Kasko.

Kjo do të thotë që kompania RKS do të ju mbuloj shpenzimet apo disa dëme të caktuara.

Ajo se çfarë ju mbulon kjo kompani është:

  • Dëmtimi i veturës në parking.
  • Dëmtimi i veturës nga ndonjë fatkeqësi natyrore.
  • Vjedhja e veturës apo e ndonjë pjese të veturës.
  • Dëmtimi i veturës nga ndonjë palë e 3të me qëllim.

Por, këto dëme nuk do të mbulohen nëse kompania gjatë ekzaminimit të veturës zbulon që këto dëme janë shkaktuar me qëlllim nga ju.

Pick Up

Vendi për të marrë makinën*

Data/ora e marrjes*

Kthimi

Vendi për të lëshuar makinën*

Data/ora e lëshimit*

sqAlbanian
Nuk ka asnjë klasë të zgjedhur të makinave në zyrën aktuale. Ju lutemi zgjidhni një klasë tjetër!