Nëse jeni mërgimtar apo edhe vendas dhe ju duhet vetura me qera për t’i realizuar kërkesat e juaja, mos u brengosni.
Kompania Rent A Car RKS ka krijuar një plan të thjeshtë për t’u ndjekur dhe fleksibil për ju.
Duke filluar nga mënyra e thjeshtë e aplikimit për të marr një kerr me qera e deri tek shfrytëzimi i veturës.
Ju mbetet juve të zgjedhni llojin e veturës, periudhën e shfrytëzimit të makinës si dhe buxhetin tuaj. Pjesa tjetër i mbetet Rent A Car RKS që të ju ofroj rehati, shpejtësi dhe asistencë gjatë gjithë kohës.
Pse duhet të merrni një veturë me qera tek Rent A Car RKS në Gjakovë?
Ju duhet të merrni një veturë me qera tek Rent a Car RKS në Gjakovë nëse dëshironi t’a eksploroni këtë qytet sipas kërkesave tuaja.
Ju mund të zgjedhni në veturë me qera duke u bazuar në buxhetin tuaj.
Edhe pse qyteti i Gjakovës është lehtë i çasshëm ,vetura me qera ju duhet për t’i vizituar të gjitha vendet brenda një dite.
Gjithashtu, ju keni komoditetin të zgjedhni kur, ku dhe me kë dëshironi të shkoni dhe vizitoni këtë vend.
- Për sa kohë mund t’a shfrytëzoj veturën me qera?
Ju mund t’a shfrytëzoni veturën me qera aq sa keni nevojë.
Ne kemi krijuar disa lloje mundësish për ju që të mund t’a shfrytëzoni veturën due u bazuar në kërkesat dhe buxhetit tuaj.
Ju mund t’a merrni veturën me qera 24 orë, 48 orë, 5 ditë, 1 javë dhe 1 muaj.
Ju mund t’a ndërpreni shëbimin apo t’a zgjasni atë por duhet t’a njoftoni kompaninë në fjalë për çdo ndryshim.
- Ku mund t’a marr dhe t’a dorëzoj veturën me qera?
Ju mund t’a merrni dhe dorëzoni veturën me qera në të gjitha pikat e Rent a Car RKS.
Mjafton që të jeni prezent apo të na kontaktoni gjatë orarit të rregullt të punës.
Sa kushton çmimi i veturës me qera në Gjakovë?
Çmimi i veturës me qera në Gjakovë kushton nga 25€ deri në 80€.
Ndryshimi në çmim varet nga kërkesat e juaja. Nëse jeni 20 vjeç atëherë ju duhet të paguani taksë shtesë.
Por, nëse jeni mbi 20 vjeç atëherë ju nuk paguani asgjë shtesë.
Për më tepër, çmimi ndryshon edhe në bazë të llojit të makinës, markës si dhe kohës sa do t’a mbani.
Lloji dhe marka e veturës | Madhësia e veturës | Kohëzgjatja e shfrytëzimit të veturës me qera | Çmimi |
Golf 6 (Kerr ekonomik) | (I vogël/kompakt) | 24 orë | 25€ |
Golf 7 (Kerr ekonomik) | (I vogël/kompakt) | 24 orë | 30€ |
Ford Focus (Kerr Ekonomik) | (Mesatar) | 24 orë | 40€ |
Fiat 500 (Kerr Ekonomik) | ( I vogël/kompakt)
| 48 orë | 50€ |
Volkswagen Jetta (Kerr Standard) | (Mesatar) | 24 orë | 60€ |
Nissan Altima (Kerr Standard) | (Mesatar) | 48 orë | 75€ |
Range Rover (Kerr Luksoz) | (I vogël/kompakt) | 24 orë | 80€ |
Kompania Rent A Car RKS, ofron gjatë gjithë kohës edhe oferta të ndryshme ditore, javore apo edhe gjatë festave të ndryshme.
Nëse do t’a merrni kerrin me qera për 48 orë, ju duhet btë paguani vetëm 50€.
Nëse e merrni kerrin me qera për 5 ditë, atëherë ju paguani vetëm 100€.
Cilat vende mund t’i vizitoni në Gjakove me kerr me qera?
Gjakova është një qytet turistik që ju ofron shumë mundësi për t’a njohur historinë e këtij qyteti dhe shijuar bukuritë e natyrës.
Andaj me një kerr ekonomik ju mund t’a vizitoni Çarshinë e vjetër, Xhaminë e Hadumit e Muzeun Etnografik të Gjakovës.
Por, nëse jeni adhurues i natyrës atëherë me kerr me qera standard ju mund t’a vizitoni Shkugzën, Liqenin e Radoniqit, Çabratin, Shpellën e Kusarve dhe Malin Pashtrik.
Gjithashtu, për të mësuar më shumë rreth historisë ju mund të vizitoni edhe Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi (Muzeu Historik 1999).
Pyetjet më të shpeshta rreth Rent a Car në Gjakovë
- A mund të specifikoni më tepër procedurën e marrjes së veturës me qera në Gjakovë?
Nëse dëshironi të merrni një veturë me qera në Gjakovë, ju duhet të aplikoni tek Rent A Car RKS.
Ajo se çfarë duhet të bëni është të kontaktoni kompaninë në fjalë dhe aplikimi zgjat rreth 15-20 minuta.
Pasi që procedura të përfundon, ju pranoni një mesazh, telefonat apo email për t’a konfirmuar kërkesën tuaj.
- Cilat dokumente më duhen nëse e marr një veturë me qera në Gjakovë?
Për të marr një veturë me qera në Gjakovë, juve ju duhet të keni letërnjoftimin dhe patentë shoferin që duhet të jetë i vlefshëm.
Edhe nëse jeni shtetas i huaj, ju duhet të keni patentë shoferi valid si dhe një mjet identifikimi.
- A është vetura me qera e siguruar me Full-Kasko?
Po, vetura me qera është e siguruar me Full-Kasko.
Kompania Rent a Car RKS mbulon këto dëme:
- Nëse vetura dëmtohet në parking.
- Nëse vetura dëmtohet nga një palë e 3të.
- Nëse vetura vidhet apo nëse një pjesë e veturës vidhet.
- Nëse pësoni ndonjë aksident rrugor.
Por nëse verifikohet dhe konfirmohet që vetura është dëmtuar qëllimisht nga ju atëherë ju e paguani dëmin.
- A janë veturat me qera automatike apo manuale?
Veturat me qera që ofrohen nga Rent A Car RKS janë disa manuale e disa automatike.
Kompania ka për qëllim të ju ofroj më shumë mundësi për lloje të ndryshme të vozitësve.
- Nëse bëj parapagim a përfshihet ndonjë benefit?
Nëse bëni parapagim dhe rezervim më të hershëm ju përfitoni 20% në çmim total.
- A duhet gjithsesi të jem une ai/ajo që duhet t’a pranoj dhe kthej veturën me qera tek Rent A Car RKS në Gjakovë?
Nëse dëshironi që dikush tjetër t’a pranoj dhe kthej veturën me qera atëherë ai person duhet të jetë i autorizuar nga ju dhe i përmendur në marrëveshjen që e krijojme.
Ose ju duhet të njoftoni më herët kompaninë dhe të dërgoni numrin e identifikimit të personit si dhe emrin e mbiemrin.